Matoshi: Shpallja e ditës së zisë në Kosovë për viktimat e aksidentit, e pamenduar

Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria janë sot në zi kombëtare pas vdekjes së 46 shqiptarëve të Maqedonisë, në aksidentin tragjik ditën e djeshme.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ditën e djeshme, mori vendim që e mërkura, 24 nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi me viktimat që humbën jetën tragjikisht.

Mirëpo, ndryshe ka ndodhur në Shqipëri, ku nuk ka pasur ditë zie.

Matoshi ka thënë se shpallja e Ditës së zisë shtetërore në Kosovë është e pamenduar dhe se nuk dihet në çfarë rregulle mbështetet

Sipas tij, do të mjaftonte dërgimi i një telegrami ngushëllimi.

Postimi i plotë:

Publicisti Halil Matoshi mendon se kjo është bërë me të drejtë nga prizmi i një shteti moder.

Shteti si aparat nuk mban zi, por konbi si bashkësi njerëzore, Zonja Presidente!
Padyshim që humbja e jetëve njerëzire prek secilin njeri, e kyr tragjedia âsht kaq e madhe, ajo e trishton këdo.
Shqipëria nuk ka shpallur Ditë Zie Kombëtare për tragjedinë në Bullgari, ndonëse viktimat ishin të etnisë shqiptare.
E drejtë nga prizmi i shtetit modern.
Shteti nuk âsht vetëm vullnet e solidarësi brendaetnike, por grumbull institucionesh, pra aparat dhe varet nga rregullat e protokollet që burojnë nga e Drejta e Shtetit Kombëtar.
Shtetet kombëtare nuk kanë shtet amë. Kosova dhe Maqedonia e Veriut, si shtete të pavaruna nuk kanë dalë nga juridiksioni i Shqipërisë!?
Prandaj, shpallja e Ditës së zisë shtetërore në Kosovë âsht e pamendueme dhe nuk dihet në çfarë rregulle mbështetet!
2.
Sëpari, ka zi kombëtare dhe jo shtetërore siç e shpall Presidentja e Kosovës, sepse shteti nuk mban zi, âsht aparat, por kombet mbajnë zi.
Dhe së dyti, Dita e zisë kombëtare shpallet vetëm kur ka tragjedi në njësinë e caktuar kombëtare ose në shtetin ku ndodh një tragjedi!
Dhe me protokolle të veçanta edhe për nderim të ndonjë personaliteti të përmasave globale!?
3.
Me këtë rast Kosova, Presidentja dhe Kryeministri âsht dasht me i dërgu telegram ngushellimi Presidentit te Maqedonisë se Veriut, Z. Pendarovski, Kryeministrit Zaev dhe familjeve te viktimave.
Sepse, të aksidentuemit ishin shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Porse në Prishtinë bâhet politikë e fortë kombëtariste edhe me viktima dhe tragjedi.
Padije gjithandej.
Qe pse askush nuk na merr seriozisht!???
P.S.
Paçin forcën e Zotit familjet që i humbën njerëzit e tyre në këtë tragjedi.