Rrahen mes vete katër persona në Malishevë, lëndohen rëndë dy prej tyre

Katër persona janë rrahur dje në Malishevë pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete,

Për shkak të përleshjes, dy prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Të dyshuarit, sipas Policisë janë shoqëruar në Polici, ku njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë liruar.