OVL UÇK- dega në Klinë fton qytetarët të bëhen pjesë e protestës me 12 qershor

OVL UÇK – dega në Klinë sot ka mbajtur një konferencë ku kanë dalë me një komunikatë.

Përmes kësaj mbledhejeje, kryetari i kësaj dege, Hajdin Balaj ka bërë thirrje për protestën që do të mbahet me 12 qershor.

Balaj tha ndër të tjera se të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e kësaj proteste mund të vijnë dhe nisja bëhet nga ora 09:00 tek Posta në Klinë.

Nisja drejt Prishtinës bëhet në mënyrë të organizuar me autobus.

OVL-UÇK ka vendosur për këtë mbledhje pasi vlerëson se institucionet e Kosovës kanë dalë hapur jashtë vlerave kombëtare.