Kurti në 22-vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit: Është më i madh se jeta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar sot veprimtarin Ukshin Hotin i cili është zhdukur 22 vjet më parë,

Kurti ka thënë se drejtësia për të nuk ka nisur ende, derisa ka përmendur tri veprat e tij, për të cilat thotë se ndryshojnë mënyrën e mendimit, studimit e veprimit të secilit që i lexon.

“22 vjet më vonë, fati i tij nuk është zbardhur kurse drejtësia për të nuk ka nisur. Të mungosh do të thotë të jesh. Diku tjetër, larg prej njerëzve që të duan. Ukshin Hoti është, edhe në veprën që ka lënë. ‘Filozofia Politike e Çështjes Shqiptare’, ‘Bisedë përmes hekurash’ dhe ‘Lufta e Ftohtë dhe Detanti’ – tre libra, tri ditë lexim, pas të cilave nuk do të mendoni, studioni e veproni njësoj”, shkroi ndër të tjera ai.

I pari i ekzekutivit ka thënë se Ukshin Hoti është më i madhe se jeta.