90 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 10 prej tyre në gjendje të rëndë

90 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin Regjional të Pejës.

Sipas njoftimit 2 pacientë janë në Respirator (CPAP), 64 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Spitali njofton se 5 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

“Gjendja me Covid-19:- 86 pacientë të shtrirë;- 61 pacientë në Oksigjenoterapi;- 3 pacientë në CPAP;- 11 Pacientë në gjendje më të rëndë;- 8 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.Puna 24 orëshe përmes shifrave:- 442 Vizita Specialistike;- 26 Pranime;- 40 Lëshime;- 214 Pacientë të Hospitalizuar;- 5 Lindje, 3 vajza dhe 2 djemë;- 7 Operacione;- 38 Hemodijaliza;- Analiza: 258 pacientë që kanë bërë 4,056 analiza”,thuhet në njoftim.