Pejë: Hajni ia vjedh veturën para vendit të punës

Vjedhjet e veturave po vazhdojnë të shtohen çdo ditë e sipër,

Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën “Emrush Miftari” në Pejë në orët e para të mëngjesit, pasi një person ka raportuar se një person i panjohur ia kishte vjedhur veturën e tij të tipit “VW Cady”.

Burimet e Gazetës brenda policisë bëjnë të ditur se vetura është me ngjyrë të bardhë dhe me targa vendore, të cilën personi lartcekur e kishte pasur të parkuar para furrës ku ai punon.

Të njëjta burime tregojnë se rasti është duke u hetuar.

.