Lul Raka infektohet me koronavirus

Mikrobiologu Lul Raka është infektuar me koronavirus,

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi me koronavirus. Raka tha se me këtë virus është infektuar edhe bashkëshortja e tij.

“Të nderuar/a, Pas disa simptomave të shfaqura mbrëmë te gruaja Laura, sot u testuam për COVID. Unë dhe gruaja rezultuam pozitivë (unë nuk kam simptoma). Fëmijët, Lena dhe Lumi dolën negativ. (Learti punon e studion ne Prishtinë)”, ka shkruar Raka.