Tre të therrur me thikë dhe dy të lënduar në Pejë, njëri në gjendje kritike niset për në QKUK

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një incident mes disa personava në një lokal në Pejë.

Nga informacionet e para brenda Policisë së Pejës, bëhet fjalë për tre persona të therrur me thikë, njëri në gjendje të rëndë, e i cili është dërguar drejt QKUK-së dhe dy të lënduar nga mjete të forta.

Të njejtin informacion edhe zyrtarisht e konfirmon për ‘RADIO 1’, Fadil Gashi – Zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës.

Policia Rajonale e Pejës është vënë në lëvizje për kapjen e të dyshuarve të mundshëm.