I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell e ka quajtur të mahnitshme mbrëmjen që e ka kaluar në Beograd.
Grenell në darkë ka qenë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeminstren Ana Bërnabiq dhe anëtarët e delegacionit serb dhe amerikan, teksa në Twitter e ka ndarë videon e kësaj mbrëmjeje.
“Serbët dhe amerikanët në Beograd këndojnë për Alabamën dhe Virginian Perëndimore, natë e mahnitshme”, ka shkruar Grenell, teksa ka postuar videon e darkës.
Grenell dhe shefi ekzekutiv i DFC-së, Adam Boheler kanë shkëmbyer dhurata me përfaqësuesit serb.
Ndryshe, Grenelli para se të shkojë në Beograd ishte në Kosovë.
https://twitter.com/i/status/1308626540524171264
https://twitter.com/i/status/1308627227731521538