Në Spitalin e Pejës gjashtë pacientë me koronavirus janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë numri i pacientë që po trajtohen me COVID-19 ka disa ditë që është në rënie.

Në këtë spital, aktualisht po trajtohen 37 pacientë me COVID-19 dhe sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 pacientë janë në respirator, 26 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

“Nga personeli i spitalit aktualisht janë të infektuar 1 mjek, 4 infermierë dhe 2 punëtorë të shërbimeve teknike”, thuhet në njoftimin e spitalit,

Tutje, spitali njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 214 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

“19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 4 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

210 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,722 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 104 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 70 Rëntgena, 25 EHO dhe 9 CT-ja”, thuhet në njoftimin e spitalit. /Klina.info/