Vdiqën shtatë mjekë e tre infermierë nga Covid-19, ndizen qirinjë në nder të tyre

Shtatë mjekë e tre infermierë kanë vdekur nga COVID-19, më shumë se 1000 të infektuar.

Ndonëse errësirë, mbrëmjen e së mërkurës, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Klinë është ndriquar nga qirinjët e ndezur në nder të kolegëve të ndjerë.

Stafi shëndetësor që ishte në ndërrimin e pasditës në QKMF u mbledhën për t’i kujtua shtatë mjekët e tre infermierët.

Ata duke luftuar për jetën e pacientëve, s’mbijetuan për vete.