Kryetari Elezaj ka përcjellur nga afër fushatën e korrje-shirjeve,

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj,bashkë me drejtorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Naser Morinën, kan përcjellur nga afër fushatën e korrje-shirjeve,

ka njoftuar kryetari Elezaj përmes faqës së tij në facebook.
Postimi i tij:

Vizitë fermerëve në fushatën e korrje-shirjeve, vitin ardhshëm rrisim buxhetin për subvencione

Sot, bashkë me drejtorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Naser Morinën, kemi përcjellur nga afër fushatën e korrje-shirjeve, ku kemi takuar fermerë të vyeshëm, të cilët janë shprehur të kënaqur me rendimentet e grurit.

Si komunë, në bazë të mundësive buxhetore, këtë vit do të realizojmë disa projekte të rëndësishme në këtë fushë.

Ndërsa, me qëllim të krijimit të kushteve më të përshtatshme për fermerët dhe inkurajimin e tyre për punimin e tokës dhe kultivimin e kulturave bujqësore, kemi planifikuar që vitin e ardhshëm të rrisim buxhetin për subvencione.

Në Komunën e Klinës me grurë janë mbjellë 4510 hektar, 105 hektar me elb dhe 185 hektar me thekër. Për realizimin e fushatës së korrje-shirjeve, janë angazhuar 101 autokombajna, ndërsa deri më tani janë korrur 80% e të sipërfaqes së mbjellur.