Aktualisht 214 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Kosova aktualisht ka edhe 214 raste aktive me koronavirus,

Sipas të dhënave të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) prej 1032 personave që deri më tani janë konfirmuar si të infektuar me COVID-19, 789 janë shëruar dhe 29 të tjerë kanë vdekur.

Ndryshe, në Kosovë gjatë ditës së diel nuk është shënuar asnjë rast pozitiv, ndërsa katër pacientë janë shëruar, duke e çuar në 789 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Komuna më e prekur nga koronavirusi mbetet Ferizaji me 134 raste të konfirmuara, pastaj Prizreni me 124 dhe Prishtina me 85 raste të konfirmuara.