Shkon në 31 mijë e 456 numri i të vdekurve nga Covid-19 në SHBA

Numri i të prekurve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkuar në 694,296,

Sipas Universitetit Johns Hopkins, numri i vdekjeve nga Covid-19 atje ka arritur në 31,456, ndërsa i të shëruarëve në 58 mijë e 545.

Ndërkohë, Presidenti Donald Trump, ka mbrojtur postimet e tij në Tëitter, në të cilat ai duket se miraton protestat kundër masave të rrepta të bllokimit në disa shtete amerikane.

Në konferencën e së premtes, ai tha se disa masa të vendosura nga Minnesota, Michigan dhe Virginia janë “shumë të vështira”.