Vdes policia nga Peja, Sute Dreshaj – Familja njofton për ceremoninë e varrimit

Ka vdekur në moshën 55 vjeçare zv/Rreshterja e njohur e Policisë së Kosovës, Sute (Musë) Dreshaj nga fshati Nabërgjan i Pejës.

E ndjera ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë.

Deri në diagnostifikim, e ndjera Dreshaj, me detyrë ka qenë, Police kufitare në pikën e kufirit Kosovë-Mali i Zi, në Kullë, që vepron në përgjegjësinë e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Pejës, ndërsa deri në vdekje ishte në marrëdhënie pune.

Sute Dreshaj, ka qenë emër i njohur dhe i respektuar si për kolegët ashtu edhe për komunitetin ku shërbeu.

Lajmin për vdekjen e ka komunikuar familja e të ndjerës, ndërsa në lajm-mortin, bëhet e ditur se ceremonia e lamtumirës së fundit, do zhvillohet sot (e, Diel), në ora 17:00 në varrezat e fshatit Nabërgjan të