Aksident mes tri veturave në Gllarevë, lëndohen disa persona

Një aksident i rëndë trafiku mes tri veturave ka ndodhur para pak minutave në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në Gllarevë.

Sipas lexuesve që kanë dërguar pamje në redaksinë ton nga ky aksident kanë mbetur të lënduar disa persona.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.