Pranon fajësinë për sulm ndaj KFOR-it, Sllobodan Radenkoviq dënohet me 2 vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë

Sot Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur seanca dëgjimore në rastin ndaj Sllobodan Radenkoviq, i akuzuar për sulm ndaj KFOR-it në maj të 2023, ndërkaq u shqyrtua po ashtu marrëveshja e arritur për pranimin e fajësisë në mes të akuzuarit, Radenkoviq dhe Prokurorisë Speciale të Kosovë.

Pas marrëveshjes së arritur po sot është bërë shpallja e aktgjykimit, ku i akuzuar Sllobodan Radenoviq u dënua me 2 vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë.

Radenkoviq u dënua me 2 vjet burgim për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa me 6 muaj burgim për “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” ose 15 mijë euro gjobë.

Me kërkesë të të dënuarit burgimi me 6 muaj iu zëvendësua me shumën 15 mijë euro gjobë.