Gold Ag dhe Halit Gashi me duet dedikuar heroit Adrian Krasniqit

Reperi i njohur Gold AG ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor në bashkëpunim me këngëtarin nga Klina Halit Gashi, me titull “Adrian Krasniqi”.

Kënga është lansuar në platformën YouTube dhe ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, duke grumbulluar mijëra shikime brenda një kohe të shkurtër.

Kënga është dedikim për dëshmorin Adrian Krasniqi, i cili ishte njëri nga protagonistët kryesor të UÇK-së.

Fansat kanë reaguar menjëherë në rrjete sociale, duke e vlerësuar këngën si një ndër projektet më të veçanta të fundit nga Gold AG./Klina.info/