Në Aqarevë shënohet 28-vjetori i Akademisë së Parë Ushtarake të UÇK-së

Sot, në fshatin Aqarevë, është shënuar 28-vjetori i themelimit të Akademisë së Parë Ushtarake të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, një ngjarje me rëndësi të veçantë historike për luftën çlirimtare dhe organizimin e saj.

Me këtë rast, në prani të ish-komandantëve dhe bashkëluftëtarëve, përfshirë Sylejman Selimi dhe Hysni Shabani, janë bërë homazhe në vendin ku më 22 prill 1998 u hodhën themelet e para të kësaj akademie, shkruan Klina info.

Kjo datë përkujton një ndër momentet kyçe të organizimit dhe profesionalizimit të UÇK-së, duke dëshmuar përkushtimin dhe sakrificën e luftëtarëve për lirinë e vendit.

Historikisht, pikërisht në Aqarevë u realizua rreshtimi i parë i formacioneve të UÇK-së nën komandën e Sylejman Selimi, së bashku me eprorët Bekim Berisha dhe Kadri Hamiti. Po në këtë zonë u formua edhe Divizioni “Adem Jashari” dhe dolën kadetët e parë të Akademisë Ushtarake.

Në këtë përvjetor u rikujtua edhe kontributi i luftëtarëve që ngritën flamurin, mes tyre Xheve Lladrovci dhe Fehmi Lladrovci.

Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe respekt për të gjithë ata që kontribuuan në këtë rrugëtim historik.