Në përvjetorin e 27-të të rënies heroike kujtohet dëshmori Bedri Mustafa

Në përvjetorin e 27-të të rënies heroike, sot është përkujtuar dëshmori Bedri Mustafa, i cili ra në altarin e lirisë gjatë luftës në Kosovë.

Bedri Mustafa, nga fshati Ujmir i Klinës, ishte pjesë e luftës çlirimtare dhe ra heroikisht në fshatin Dobërdol, duke dhënë jetën për lirinë e vendit.

Me këtë rast, dega e Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Klinë ka bërë homazhe duke vendosur lule pranë përmendores së dëshmorit, në nderim të jetës dhe veprës së tij.

Kujtimi për dëshmorin Bedri Mustafa mbetet i gjallë, ndërsa sakrifica e tij vazhdon të jetë frymëzim për brezat e rinj.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!