Ky është 39-vjeçari që vdiq dje si pasojë e një zjarri në Llaushë të Skenderajt, varroset sot

Një person ka humbur jetën dje në Llaushë të Skenderajt, në një incident që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një zjarri.

Viktima është identifikuar si Jeton Babaj.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 15:00.

‘’Njoftim Mortor u njoftojmë se Jeton Babaj, i cili ndërroi jetë dje në mënyrë tragjike, varroset sot, më 8 prill 2026, në ora 15:00, në Llaushë, në varrezat e lagjes Babaj. gushëllime familjes’’, thuhet në njoftim.