Nderohet kujtimi i Komandant “Ukës”, mbahen homazhe në Grabanicë

Me rastin e 22-vjetorit të rënies së dëshmorit Shaqir Krasniqi, familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë kanë bërë homazhe për të nderuar jetën dhe veprën e tij, transmeton KLINA info.

Për të nderuar sakrificen e tij ishte edhe kryetari i OVL- UÇK’së në Klinë, Hajdin Balaj.

Homazhet janë zhvilluar fillimisht te Varrezat e Dëshmorëve në Kodrën e Kuqe në Grabanicë, ndërsa më pas kanë vazhduar te lapidari i dëshmorit në Lagjen e Krasniqëve, po ashtu në Grabanicë.

Në këtë përvjetor, familja Krasniqi ka shprehur mirënjohje dhe respekt për sakrificën e tij, duke theksuar se kujtimi për Komandant “Ukën” mbetet i përjetshëm.