Përkujtohet 27-vjetori i vrasjes së Ramë Morinës dhe dëbimit masiv në Klinë

Sot shënohen 27 vite nga vrasja e Ramë Morinës, si dhe nga dëbimi masiv i popullsisë civile shqiptare në komunën e Klinës, transmeton KLINA info.

Sipas kujtimeve dhe dëshmive të kohës, gjatë kësaj periudhe, popullsia shqiptare u përball me dhunë dhe largim të detyruar nga forcat militare dhe paramilitare serbe, në bashkëpunim me strukturat komunale të asaj kohe dhe pjesë të popullsisë civile serbe.

Kjo ngjarje mbetet një ndër momentet më të rënda për banorët e kësaj zone, duke u kujtuar çdo vit si një dëshmi e vuajtjeve dhe sakrificave të përjetuara gjatë luftës në Kosovë.