Nga hapësirë rekreative në deponi mbeturinash, fusha e Zabërgjës në gjendje alarmante

Kjo fushë që dikur ishte vendtakim për të rinjtë e fshatit Zabërgjë, ndërkaq sot paraqet një pamje krejt tjetër, duke u mbuluar nga mbeturinat.

Banorët e zonës tregojnë se kjo hapësirë ka qenë ndër më të frekuentuarat, ku organizoheshin aktivitete dhe zhvilloheshin lojëra të ndryshme, shkruan Klina info.

Megjithatë, sipas tyre, mungesa e kujdesit dhe ndërhyrjes nga institucionet ka bërë që fusha të degradojë, duke u shndërruar në një vend grumbullimi mbeturinash.

Kjo situatë, përveç ndotjes së ambientit, po shqetëson edhe për rrezikun që mund të paraqesë për shëndetin e banorëve.

Ata u bëjnë apel autoriteteve që të marrin masa urgjente për pastrimin e zonës dhe rikthimin e saj në një hapësirë të shfrytëzueshme për komunitetin./Klina info/