Në nder të Epopesë së Dukagjinit, Klubi i Boksit “Dukagjini” i Klinës shkëlqen në ring

Sot, Klubi i Boksit “Dukagjini” nga Klina mori pjesë në aktivitetin sportiv të organizuar për nder të Epopesë së Dukagjinit.

Në këtë garë, klubi u përfaqësua me 4 boksierë, ku arritën rezultate të mira: 2 fitore, 1 barazim, ndërsa për boksierin Shpend Millaku nuk pati kundërshtar.

Trajneri Ramiz Balaj u shpreh i kënaqur me performancën e boksierëve të rinj, të cilët u paraqitën shumë mirë në ring.

Orges Shpati dhe Leonit Hasanaj shënuan fitore dhe pritet që në të ardhmen të kenë rezultate edhe më të mira.