Arsenali në Premierligë si LDK në Podujevë, humbës

Arsenali ka vazhduar të bëjë paraqitje të dobëta.

Skuadra e drejtuar nga Arteta është mposhtur nga Wolves me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së 10-të të Premierligës.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Neto në minutën e 27-të, shkruan Indeksonline.

Gabriel e barazoi rezultatin tre minuta më pas për t’i dhënë shpresë për rikthim skuadrës së tij.

Por në minutën e 42-të Wolves shënoi golin e dytë për të siguruar fitoren dhe tre pikë të mëdha.

Me këtë fitore, Wolves ngjitet në vendin e gjashtë me 17 pikë derisa Arsenali mbetet në vendin e 14-të me 13 pikë