Tragjedi në Bokshiq/ Humb jetën i plagosuri nga të shtënat me armë, dyshohet se e qëlloi vëllai

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme fshatin Bokshiq të Klinës, ku një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

I lënduari, mashkull nga ky fshat, fillimisht u dërgua për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, ndërsa për shkak të gjendjes kritike u transferua me urgjencë në Spitalin e Pejës.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Burime bëjnë të ditur se në i dyshuari që ka shtënë me armë drejt viktimës është vëllai i viktimes.

Autoritetet policore ende nuk kanë dhënë një konfirmim zyrtar mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa hetimet janë në zhvillim.