Mot i vranët, bien temperaturat

Mbi vendin tonë të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri në 3 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10 deri në 13 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-5m/s.

Sipas IHMK-së në ditët në vijim, për shkak të reshjeve dhe uljes së temperaturave, kushteve agrometeorologjike, aktivitetet në fushë mund të jenë më të kufizuara.