Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës: FC Dukagjini përballet me FC Ballkani

Është mësuar tashmë kundërshtari i radhës për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Skuadra e FC Dukagjini do të përballet me FC Ballkani në këtë fazë të garës, shkruan Klina info.

Ndeshja e parë gjysmëfinale do të zhvillohet më 8 prill në Suharekë, në stadiumin e Ballkanit. Ndërkohë, përballja e kthimit do të luhet më 22 prill në stadiumin e Dukagjinit, ku do të vendoset edhe skuadra që do të sigurojë biletën për finalen e Kupa e Kosovës.

Përballja pritet të jetë mjaft interesante, pasi të dyja ekipet synojnë trofeun e këtij edicioni.