Banori ndez zjarrin në ara, rrezikohen shtëpitë në fshatin Zajm

Sot në orët e pasditës në fshatin Zajm të komunës së Klinës një person ka ndezuar zjarrin në arën e tij, i cili ka rrezikuar shtëpitë përreth,

Sipas një banori që ka folur për IndeksOnline, dyshohet se ai ndreqi zjarrin qëllimisht, e si rezultat i erës u përhap në masë të madhe.

Ai ka thënë se me ndihën e banorëve të tjerë dhe të zjarrëfiksëve kanë arritur të ndalojnë zjarrin pa bërë dëme materiale.