Zenun Elezaj pret në takim Komandantin e KFOR-it për Rajonin Perëndimor dhe Kapiten Enis Lluka

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka pritur në një takim Komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, Kolonel Federico Mora, në prani edhe të Komandantit të Stacionit Policor në Klinë, Kapiten Enis Lluka.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet në komunën e Klinës, projektet që janë aktualisht në realizim si dhe ato që pritet të nisin së shpejti. Po ashtu u fol edhe për sfidat me të cilat përballet komuna në përmbushjen e përgjegjësive ndaj qytetarëve.

Kryetari Elezaj shprehu mirënjohjen e komunës së Klinës për mbështetjen e vazhdueshme që KFOR-i u jep institucioneve dhe qytetarëve, duke theksuar edhe rolin e rëndësishëm të NATO-s në rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe paqes.

Në takim u theksua se përveç rolit në ruajtjen e sigurisë, KFOR-i ka ndihmuar komunën edhe me projekte të shumta, veçanërisht në fushën e arsimit dhe shëndetësisë.

Palët u pajtuan që bashkëpunimi i mirë ndërmjet Komunës së Klinës dhe KFOR-it të vazhdojë edhe në të ardhmen, përmes projekteve që sjellin përfitime konkrete për qytetarët.