Revole dhe fishekë pranë shkollës në Klinë, policia ndërhyn

Dy të rinj janë ndaluar nga policia në Klinë pasi dyshohej se posedonin armë.
Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Fehmi Agani”.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur një revole, një karikator, dy fishekë të kalibrit 9 mm dhe një brisk.
Sipas informacioneve, njëri nga të dyshuarit është ndaluar për 48 orë, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.