Skandal ushqimor në Klinë/ Kapet mish pa dokumente dhe i transportuar në kushte joligjore!

Rreth orës 23:55, në rrugën “Sadik Rama” në Klinë, policia ka ndaluar një veturë gjatë një kontrolli rutinë, ku ka gjetur një sasi mishi të freskët pa dokumente përcjellëse dhe që transportohej në kushte që bien ndesh me legjislacionin në fuqi, shkruan Klina info.

Sipas raportit policor, i dyshuari është një mashkull kosovar.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kompetent dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, të cilët kanë marrë në trajtim çështjen.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të vazhdojë të trajtohet nga organet kompetente.