“Ropt ti q*fsha” – Grushti kërcet gjatë debatit në Opinion, Buzhala i sulet Albatros Rexhajt

Një debat i tensionuar në emisionin “Opinion” ka degjeneruar në ofendime të rënda dhe tentativë për përplasje fizike mes gazetarit Berat Buzhala dhe shkrimtarit Albatros Rexhaj.

Situata doli jashtë kontrollit kur diskutimi për Gjykatën Speciale kaloi në rrafsh personal, duke bërë që moderatori Blendi Fevziu dhe të pranishmit e tjerë të ndërhyjnë me shpejtësi për të parandaluar një sherr fizik në studio.

Gjithçka nisi kur Rexhaj akuzoi Buzhalën se ka mbështetur krijimin e dhomave të specializuara në të kaluarën, duke i thënë se ai po e degradon debatin pasi me votimin e atij amandamenti i është dhënë e drejta Gjykatës Speciale që ta interpretojë vetë Kushtetutën.