KF Dukagjini sot përballet me KF Prishtina e Re

Sot zhvillohet përballja e fazës 1/8 në kuadër të Kupa e Kosovës, ku KF Dukagjini do të përballet me KF Prishtina e Re.

Ndeshja starton në orën 13:00 dhe do të luhet në stadiumin 18 Qershori në Klinë.

Skuadra klinase hyn në këtë duel me synimin për kualifikim dhe mbështetja e tifozëve pritet të jetë vendimtare.