KF Dukagjini rikthen Hekuran Berishën – huazim deri në fund të sezonit

KF Dukagjini ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit Hekuran Berisha në radhët e skuadrës, duke arritur marrëveshje me FC Dinamo City për huazimin e tij deri në fund të sezonit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar, ku theksohet rëndësia e këtij rikthimi për vazhdimësinë dhe objektivat e ekipit.

“KF Dukagjini ka kënaqësinë të njoftojë për rikthimin e Hekuran Berishës në shtëpi. Klubi ynë ka arritur marrëveshje me FC Dinamo City për huazimin e Berishës, i cili do të jetë pjesë e jona deri në fund të sezonit. Rikthimi i një lojtari të rritur në gjirin e klubit tonë është gjithmonë i veçantë dhe i jep forcë vazhdimësisë dhe objektivave tona”, thuhet në njoftimin e klubit.

Berisha, i cili ka dalë nga gjiri i Dukagjinit, pritet të sjellë eksperiencë dhe stabilitet në skuadër në fazën vendimtare të sezonit.

KF Dukagjini i ka uruar mirëseardhje futbollistit, duke e konsideruar rikthimin e tij si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të ekipit.