Apel humanitar për Liridon Rexhën, veteranin e UÇK-së – çdo kontribut ka rëndësi

Të nderuar shokë, miqë e dashamir, babai ynë, Liridon Rexha po përballet me një gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e një tumori të avancuar në veshkë. Ai ka qenë pjesë e UQK-së që nga mosha 16 vjeqare dhe me pas në shërbim të vazhdueshëm me profesionin e tij si zjarrëfikes në shërbim të komunitetit tonë.
Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së pacientit ai duhet të trajtohet jashtë vendit si dhe ky trajtim mjekësor është bërë më kompleks dhe kostot janë rritur ndjeshëm.

Shuma e paraparë nga mbështetja e qeverisë – Fondit të Sigurimeve Shëndetësore nuk është e mjaftueshme për mbulimin e plotë të shpenzimeve të trajtimit, pasi që parashihet se vlera e përgjithshme e kostove mjekësore tejkalon shumën mbi 100.000 €, andaj kërkohet ndihmë shtesë për përballimin e kostove të nevojshme mjekësore.

Të dhënat për donacione:

🔹 Brenda Kosovës
Banka: Raiffeisen Bank Kosovo
Përfituesi: Liridon Rexha
Nr. i llogarisë: 1503050000509613

🔹 Nga Evropa / Jashtë Kosovës
IBAN: XK05 1503 0500 0050 9613
SWIFT/BIC: RBKOXKPR

Çdo ndihmë, sado e vogël, është shumë e çmuar.
Ju falënderojmë për humanizmin dhe solidaritetin tuaj.