Të dielën në Klinë zbulohet pllaka përkujtimore e Komandant Abedin Rexhës – “Sandokani”

Në Klinë në rrugën që mban emrin e tij, do të mbahet ceremonia e zbulimit të pllakës përkujtimore të Komandant Abedin Rexhës – “Sandokani”.

Ngjarja do të zhvillohet të dielën, më 25 janar, në ora 13:00, me pjesëmarrjen e familjarëve, bashkëluftëtarëve, përfaqësuesve institucionalë dhe qytetarëve, të cilët do të nderojnë jetën dhe veprën e një prej figurave të shquara të luftës.

Komandant Abedin Rexha – “Sandokani” mbetet një simbol i sakrificës dhe përkushtimit për lirinë e vendit, ndërsa kjo pllakë përkujtimore shërben si shenjë mirënjohjeje dhe respekti për kontributin e tij.

Organizatorët kanë ftuar qytetarët që të marrin pjesë në këtë aktivitet përkujtimor dhe nderues./Klina info