I gjeten mbi 10 mijë euro dhe i dorëzuan në polici

11:18
Me datë 10.01.2026, në Stacionin Policor Pejë, është raportuar nga një qytetar se në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Pejë, në një lokal, i kishin humbur para në vlerë prej dhjetë mijë e pesëdhjetë (10.050) euro.

Sipas komunikatës për media të Policia e Republikës së Kosovës, më 13.01.2026, dy qytetarë nga Peja janë paraqitur në Stacionin Policor Pejë dhe kanë dorëzuar shumën prej 10.050 euro, të cilat i kishin gjetur në një lokal në rrugën e lartcekur.

Policia ka kontaktuar personin të cilit i kishin humbur paratë dhe i njëjti është ftuar në Stacionin Policor Pejë. Pas hetimeve të nevojshme dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, zyrtarët policorë ia kanë kthyer paratë pronarit.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për veprimin korrekt dhe për nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare të treguar në këtë rast.