Përse Tuna shkoi në Afrikë? Nuk ishin pushime…

Para disa javësh këngëtarja e njohur Tuna udhëtoi për në ishullin afrikan Mauritius ku qëndroi për disa ditë të mira dhe kaloi eksperienca vërtetë të paharrueshme në natyrë.

Ndërkohë që të gjithë mendonim, se këngëtarja ishte atje vetëm për të pushuar, së fundmi ka rezultuar që nuk është kështu.

Tuna udhëtoi në ishull shoqëruar nga rrethi i saj i miqve, pa praninë e djalit dhe bashkëshorit. Burime nga ‘Prive’ kanë zbuluar se arsyeja që e çoi Tunën në Afrikë, ishte realizimi i një videoklipi të ri. Këngëtarja ka punuar për një këngë të re me pamje nga ishulli Mauritius dhe pritet të publikohet së shpejti.

Ndërkohë Tuna ka udhëtuar së fundmi për në Amerikë, ku ndodhet i shoqi i saj, Patris Berisha.