Ndahet nga jeta babai i këngëtarit Edi Krasniqi

Ka ndërruar jetë Gëzim Krasniqi, babai i këngëtarit të njohur Edi Krasniqi, shkruan Klina info.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku me fjalë prekëse ka njoftuar ndarjen nga jeta të babait të tij.

“U prehsh në paqe Babë”, ka shkruar Edi Krasniqi, duke shoqëruar postimin me një emoji simbolik të paqes.

Po ashtu, këngëtari ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet më 14 janar, në ora 14:00, në varrezat e qytetit të Pejës.

Ngushëllime familjes Krasniqi dhe të gjithë të afërmve për këtë humbje të rëndë.