Zenun Elezaj riemëron Dr. Sc. Qemajl Sejdiun drejtor të Arsimit në Klinë

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka riemëruar Qemajl Sejdiu në pozitën e Drejtorit të Drejtorisë së Arsimit.

Dr. Sc. Qemajl Sejdiu vjen nga fshati Grabanicë dhe ka përfunduar studimet e doktoratës në Universitetin Evropian të Tiranës, në drejtimin Menaxhment. Ai ka botuar një numër të konsiderueshëm punimesh shkencore në revista vendore dhe ndërkombëtare, si dhe është ligjërues në Kolegjin Fama në Prishtinë.

Gjatë mandatit të kaluar, Sejdiu ka ushtruar detyrën me përgjegjësi dhe profesionalizëm, ndërsa edhe në mandatin e ri pritet të vazhdojë punën në zhvillimin e arsimit, me fokus të veçantë në investime për përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së mësimdhënies në institucionet arsimore.

Urime Dr. Sc. Qemajl Sejdiu për riemërimin!
Na priftë e mbara.