Mbështetje e fuqishme për Shqipe Pantinën dhe Astrit Deskun në Kërrnicë

Sot, përfaqësuesit e Degës së Lidhja Demokratike e Kosovës në Klinë zhvilluan takim në Nëndegën e Kërrnicës, ku u rikonfirmua mbështetja e fuqishme e qytetarëve dhe mërgimtarëve për kandidatët e LDK-së.

Në fokus të takimit ishin kandidatja për deputete e LDK-së, Shqipe Pantina (nr. 45), si dhe kandidati për deputet Astrit Desku (nr. 54), të cilët po marrin përkrahje të vazhdueshme në terren për vizionin dhe angazhimin e tyre në shërbim të qytetarëve.

Takimet me qytetarët do të vazhdojnë me intensitet, ndërsa nesër, përfaqësuesit e degës, së bashku me simpatizantët, udhëtojnë drejt Prishtinës për tubimin përmbyllës të LDK-së, duke kurorëzuar këtë fazë të fushatës me mobilizim dhe energji pozitive.

#LDK123
#ShqipePantina45
#AstritDesku54