Doktori i Malishevës 31’shi i PDK’së merr mbështetje të fuqishme nga Drenoci

Banorët e Drenocit të Malishevës i kanë dhënë mbështetje të fuqishme kandidatit të PDK-së, Gazmend Maliqaj, shkruan Klina info.

Gjatë një takimi me qytetarët, 31-shi i PDK-së theksoi qartazi se fitorja e Bedri Hamzës është e pandalshme, duke e cilësuar atë si një fitore të unitetit, sigurisë, zhvillimit dhe integrimit.

Sipas Maliqajt, kjo fitore nuk do të jetë vetëm e një subjekti politik, por fitore e të gjithë qytetarëve të Kosovës, të cilët synojnë stabilitet, përparim dhe një të ardhme më të sigurt për vendin.