Si veteran i Luftës së UÇK-së, sot nuk kam më durim për heshtje.

Rrethimi politik ndaj vlerave të luftës, ndaj veteranëve dhe ndaj dinjitetit të shtetit duhet të çahet – tani.

Për këtë arsye jam hapur dhe fuqishëm në mbështetje të NISMA Socialdemokrate.
Jo nga komoditeti, por nga nevoja për përballje.

Kjo mbështetje është për Fatmir Limajn, që nuk u thye në luftë dhe nuk u përkul në politikë,
dhe për deputetët që guxojnë të flasin, jo për ata që fshihen pas heshtjes.

Ne nuk luftuam që sakrifica të përdhoset.
Nuk luftuam që shteti të mbahet peng.
Luftuam për dinjitet – dhe dinjiteti mbrohet me qëndrim.

Kush nuk rreshtohet sot, është pjesë e rrethimit.
Unë jam rreshtuar.
Me NISMËN.
Për ta çarë rrethimin