Isak Neziri, kandidat i PDK-së me numër 99: Zhvillimi ekonomik, prioritet për Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar Isak Nezirin si kandidat me numër 99 në listën e saj zgjedhore, duke theksuar se zhvillimi ekonomik mbetet një nga shtyllat kryesore të programit politik të partisë.

Në një postim publik, Neziri ka deklaruar se vizioni për zhvillim ekonomik është edhe arsyeja kryesore e angazhimit të tij politik, duke u rreshtuar krah kandidatit për kryeministër Bedri Hamza. Sipas tij, Kosova ka nevojë për investime konkrete, biznese të qëndrueshme dhe zgjidhje që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

“Kosova ka nevojë për investime, për biznese të forta dhe për zgjidhje që ndihen realisht në jetën e qytetarëve. Këtë e dimë si ta bëjmë dhe këtë do ta bëjmë, bashkë”, ka theksuar Neziri.