Hajnat thyejnë murin e Postës dhe Telekomit në Malishevë

Rastet e vjedhjeve të rënda nuk po kanë të ndalur nëpër qytete e fshatra në Kosovë, ku përveç qytetarëve, ngjarje të tilla po u shkaktojnë pasiguri edhe bizneseve.

Megjithatë hajnat në Malishevë, ndonëse tentuan të vjedhin në një pikë të Postës dhe Telekomit të Kosovës, nuk arritën të marrin asgjë.

Siç merr vesh Sinjali nga burimet brenda Policisë, persona të panjohur kanë thyer murin e objektit dhe kanë hyë brenda. Në këtë pikë të Postës dhe Telekomit hajnat dëmtuar një monitor të kompjuterit, arkën fiskale dhe alarmin e sigurisë.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur në pikët e këtij institucioni në fshatin Banjë të Malishevës, pas mesnatës.