Agim Fejzullahi mori pjesë në Konventën e PDK-së ku Bedri Hamza prezantoi programin qeverisës

Kandidati për deputet nga Klina, në listën e Partisë Demokratike e Kosovës, Agim Fejzullahi, ka bërë të ditur se dje ka marrë pjesë në Konventën e PDK-së, ku kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, prezantoi vizionin dhe programin e tij për qeverisjen e ardhshme.

Përmes një postimi publik, Fejzullahi tha se programi i prezantuar nga Hamza paraqet një drejtim të qartë për stabilitet të brendshëm dhe forcim të pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se me Hamzën në krye të qeverisë, Kosova “do ta marrë vendin që i takon në familjen evropiane”.

Fejzullahi u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në përpjekjen për ndryshim, duke theksuar se “bashkë do ta arrijmë”.
#PDK130, #BEDRIHAMZA1 #AGIMFEJZULLAHI72