KF Dukagjini pret të shtunën FC Dritën në Klinë

KF Dukagjini rikthehet në aksion këtë fundjavë, ku në kuadër të javës së 16-të të AlbiMall Superligës do të përballet me FC Dritën, në një sfidë tepër të rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit.

Takimi do të zhvillohet të shtunën, më 06 dhjetor 2025, nga ora 13:00, në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, ku pritet atmosferë e zjarrtë dhe përkrahje e madhe nga tifozët tanë të zjarrtë.

Skuadra është e përgatitur dhe e motivuar për të dhënë maksimumin në terren, në kërkim të pikëve të rëndësishme në shtëpi. Kjo ndeshje paraqet një mundësi të mirë për të vazhduar ritmin pozitiv dhe për të dëshmuar forcën e ekipit para publikut klinas.