Arrestohet Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar opinionin publik, se lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës, është arrestuar personi i dyshuar Astrit Isufi, cili më parë kishte qenë në arrati.

Lidhur me rastin, Prokuroria ka bërë të ditur se në kordinimim me Policinë e Kosovës, dhe Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

“Brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të dyshuarit A.I., do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente”, thotë Prokuroria në komunikatë për media.